Rama: Hapen 4.5 nga 6 kilometrat në tunelin e Llogorasë
Në tunelin e Llogorasë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dhe fotogaleri nga ky tunel.
Rama u shpreh se ky projekt do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.
Tuneli i Llogorasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 6 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.
Gërmimet kanë vijuar nga të dyja drejtimet e tunelit, Dukati dhe Palasa që do të përshkohen në vetëm 10 minuta.
Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.