Butrinti ndalet në shtëpi nga Tërbuni, merr vetëm një pikë

Butrinti ka marrë barazimin e dytë radhazi, duke mos arritur dot të fitojë në sfidën e sotme kundër Tërbunit të Pukës.

Edhe pse sarandiotët synim kishin marrjen e pikëve të plota, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Një barazim që e mban Butrintin në vendin e shtatë në renditje me 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshjes e radhës për skuadrën e drejtuar nga Artan Bano do të jetë në transfertë kundër Tomorrit. /Sarandanews.com/