Një tjetër debat përfshin degën e PD Sarandë, shkak bëhet heqja e fotos së ish kryetarit Hariz Mema
Një tjetër debat ka plasur në degën e PD Sarandë.
Kryetarja e degës Manjola Nikollo përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ditën e mërkurë do të nisë prezantimi i kandidatëve të primareve për bashkinë Sarandë.
“Primaret, japin mesazhin e fortë se si një familje politike duhet të funksionojë dhe të kthehet në alternativën e duhur qeverisëse!
Në kuadër të këtij procesi, ditën e mërkurë,datë 30 nëntor 2022, ora 17.30, në ambientet e Hotel Mediterrane, Partia Demokratike Dega Sarandë,zhvillon prezantimin e pesë kandidatëve për Bashkinë Sarandë:
z.Ardit Cikuli
z.Armando Magllara
z.Ilir Nikolla
z.Robert Haxhi
z.Spiro Vaso
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për demokracinë e vendit tonë!
Pjesmarrja juaj është shumë e vyer!”, shprehet Nikollo.
Mirëpo disa simpatizantë të kësaj force politike janë revoltuar që në degën e PD Sarandë nuk është më foto e ish kryetarit Hariz Mema, i ndarë nga jeta.
Ata kanë kërkuar nga kryetarja e degës që foto e tij të rivendoset aty, për hir të kontributit që i ndjeri Mema ka dhënë për degën e PD Sarandë.
Nuk dihet ende nëse diccka e tillë do të ndodhë për të shuar një tjetër debat në këtë parti. /Sarandanews.com/