Ngjarje e rëndë në Konispol: Dhunoi nënën, arrestohet 41 vjeçari

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.