Mbyllja e paraburgimit të Sarandës, reagon Jolio Dine: Penalizon rëndë qytetarët
Kandidati për deputet i PD në Sarandë, Jolio Dine, ka reaguar pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.
Dine shkruan se mbyllja e paraburgimit të Sarandës do sjelly më shumë shpenzime për banorët e këtij qyteti si dhe të Delvinës, Konispolit, Finiqit.
“Gjykata e Apelit ne Tirane, Gjykata Administrative ne Lushnje
Paraburgimi ne Fier
Perkthimi? Me shume mund e shpenzime per banoret e Sarandes, Konispolit, Finiqit, Delvines.
Nga sot, me shume te papune pasi jo te gjithe oficeret e policise dhe zyrtaret e IEVP Sarande pranuan te transferohen ne IEVP e rretheve te tjera te Shqiperise.
Me pak te ardhura per bizneset e qytetit.
Duhej gjetur nje zgjidhje alternative, por jo kjo.
Per te miren e qytetareve ska ngjyra partie, duhet te jemi te gjithe bashke”, shkruan Jolio Dine. /Sarandanews.com/