“Me mbi 6,4 milionë vizitorë”: Ja si po ndryshon turizmi shqiptar përballë COVID-19

Turizmi është një nga industritë që pësoi goditje të menjëhershme nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), ndërsa e ardhmja afatgjatë e sektorit mbetet e pasigurtë, shkruan faqja e njohur “Global Voices”, një bashkim ndërkombëtare gazetarësh, përkthyesish, akademikësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut.

Por, autoritetet shqiptare kanë hartuar një protokoll që do të zbatohet gjatë sezonit të verës.

Sipas politikës së re të Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që i është dërguar për konsultim komunitetit të biznesit, firmat do të duhet të punësojnë një koordinator kundër-COVID-19 për të mbikëqyrur masat higjienike për stafin, si dhe për të siguruar dezinfektimin e lokaleve.

Stafi do të duhet të përdorë maska dhe doreza në çdo kohë.

Situata do të ndryshojnë edhe për banorët e plazhit. Ata do të duhet të kryejnë kontrolle temperature dhe të nënshkruajnë një formular ku deklarojnë nëse kanë ose jo simptoma të koronavirusi, ose nëse kanë patur kontakt me persona të infektuar në 14 ditët e fundit.

Gjithashtu do të duhet të rendisin çdo vend të vizituar kohët e fundit, të prekur nga pandemia.

Maskat, dorezat dhe dezinfektuesit e duarve duhet të vihen në dispozicion të turistëve në çdo kohë.

Drafti përcakton se çadrat duhet të pozicionohen të paktën katër metra larg njëra tjetrës dhe 10 metra larg bregut të detit.

Rojat bregdetare do të kenë për detyrë të monitorojnë distancën mes turistëve.

Shezlonët dhe çadrat ne zonën e pishinës, duhet të jenë dy metra larg, ndërsa gjatë notimit duhet të respektohet një distancë prej tre metrash.

Në bare dhe restorante, një tryezë për katër persona duhet të ketë një sipërfaqe prej 10 metrash katrorë dhe klientët do të duhet të qëndrojnë një metër larg.

Vetëshërbimi nuk do të lejohet dhe klientët do të priten nga stafi, i veshur me maska dhe doreza.

Bizneset do të duhet të shfaqin rregullat e reja në një vend të dukshëm për publikun, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Pavarësisht procedurave të reja dhe të vështira në punime, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi shprehu optimizëm në lidhje me perspektivat e rikuperimit në industrisë vendase.

Me vijën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit dhe malet piktoreske, Shqipëria ka shumë për të ofruar gjatë sezonit të verës.

Tashmë bizneset në bregdet dhe operatorët turistikë kanë filluar reklamimin e ofertave të tyre.

Numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në vitin 2019 u rrit me 8,1%, në krahasim me 2018, duke arritur në mbi 6,4 milionë vizitorë.