“Edhe 1”, takim masiv i grave dhe vajzave të PS-së në Sarandë

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me gratë nga Saranda, Finiqi, Konispoli dhe Delvina, ku ishte i pranishëm dhe kordinatori politik Damian Gjiknuri, ministrja Anila Denaj, kryebashkiakët Gurma dhe Qilimi, si dhe deputeti Alket Hyseni.

“Në PS? gratë dhe vajzat nuk janë fasadë, nuk janë figurante, por janë vlerë e padiskutueshme, janë forcë e madhe që shtyn përpara zhvillimin e vendit dhe progresin e shoqërisë, janë model suksesi dhe karriere, janë krenaria jonë.

Ne sollëm standartin 50% gra dhe vajza në strukturat tona drejtuese, 50% në këshillat bashkiakë, çdo organizatë socialiste drejtohet nga një burrë dhe një grua, 30% së paku në Parlament dhe 50% në Qeveri.
Ne jemi PartiaSocialiste? e burrave dhe grave, vajzave dhe djemve të barabartë, që punojnë së bashku për Shqipërinë Evropiane që duam”, shprehet Alket Hyseni.

Ndërsa, drejtuesi politik për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri shkruan:

“Në Sarandë ku nisma #Edhe1 po afron në Partinë Socialiste të tjera gra e vajza të cilat shohin tek familja jonë politike të vetmen forcë progresiste e cila jo vetëm që mbron më së miri të drejtat e tyre por garanton shanse të barabarta promovimi në qeverisjen qendrore e lokale.

Mirësevini në rradhët e Partisë Socialiste? Sëbashku jemi më të sigurtë në rrugën tonë drejt Shqipërisë Evropiane”, përfundon Gjiknuri. /Sarandanews.com/