Fasha 800 kWh nuk do aplikohet as për muajin nëntor
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për moszbatimin e fashës 800 kw/h as për muajin nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, me anë të një konferencë për shtyp, ku tha se çmimi i energjisë ka rënë edhe në bursë në fillim të nëntorit.
Balluku ka bërë me dije gjithashtu se qindra kompani kanë aplikuar për të ofruar instalimin e paneleve diellore, dhe se qeveria është angazhuar të rrisë fondet në mënyrë që të shtojë numrin e aplikimeve nga 2000 në 4000.
Pas bisedave shumë të gjata me grupet e interesit, jemi duke diskutuar se si të mbrojmë të gjithë bizneset. Ne kemi filluar të adresojmë këto raste një pas një dhe duhet thënë që qeveria shqiptare mundohet çdo ditë që të adresojë të gjitha problematikat e dala nga ky inflacion i pallogaritshëm. Nga situate ekzistuese kemi vërejtur disa komponentë, disa pozitivë. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e bizneset që kanë adresuar thirrjen tonë për konsum më të ulët të energjisë elektrike.
Në përfundim të tetorit shifrat në Republikën e Shqipërisë janë 7% më pak. Ne e kemi nisur duke dhënë shembullin nga administrate. Të gjitha ndërmarrjet e institucionet shtetërore kanë marrë masa. Ka pasur reshje në vende të ndryshme të republikës por në zonën e veriut reshjet janë qenë të pakta, megjithatë pritet të ketë reshje pas datës 13 nëntor. Bursa parashikuese ka pasur parashikim për blerjet në muajin dhjetor 402 euro për megavat orë.
Krahasuar Me 1040 eurot që blihej në shtator, është një ulje që do të na ndihmonte në këto momente. Duke u bazuar në të gjithë komponentët që përmenda, qeveria shqiptare ka vendosur që të mos aplikojë fashën 800 kilovat orë. Desha të ndaja me ju një lajm shumë të mirë, pasi kemi mbyllur procesin për shoqëritë që do të ofrojnë produktin dhe instalimin e paneleve diellore, më një nëntor kemi hapur datën dhe në ditën e parë kemi pasur më shumë se 120 aplikime dhe kemi mbyllur javën e parë me 1026 aplikime, do i kërkoja qytetarëve të mos mërziten se janë një sërë kriteresh për tu përmbushur. Janë miratuar 220 aplikime dhe të tjerat janë në fazë aplikimi.
Qeveria shqiptare angazhohet që të risë fondet e agjensisë duke e shtuar numrin e aplikimeve nga 2000 në 4000 deri në muajin dhjetor.“- tha Balluku.