Erigers Hamiti zgjidhet kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Delvinë
Janë zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Dega Delvinë.
Në garë ishin 2 kandidatë: Erigers Hamiti dhe Joana Dauti.
Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 94 nga 138 anëtarë që rezultojnë të regjistruar në FRPD Delvinë.
Në përfundim të numërimit të votave, fitues ka rezultuar Erigers Hamiti me 55 vota, ndërsa Joana Dauti 39 vota.
Pas shpalljes së fituesit, 2 kandidatët kanë shtrënguar duart duke premtuar mbështetjen për fituesin.