VIDEO/ Rama publikon pamjet e veçantë nga aksi Kardhiq-Delvinë

Rruga e re Kardhiq-Delvinë shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video të realizuar nga një qytetar duke udhëtuar në agim përgjatë aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës, 1316 m i gjatë. Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.