“Butrinti” në fokusin e RAI TV

Një ekip i televizionit më të madh mediatik të Italisë RAI TV ishte në Parkun Kombëtar të Butrintit, për ta promovuar atë nëpërmjet realizimit të një dokumentari  i cili do shfaqet së shpejti në Itali, si një ftesë për të nxitur rritjen e turistëve të huaj, të cilët zgjedhin të vizitojne Shqipërinë për sezonin e ardhshëm turistik.

Sezoni i sivjetshëm njohu një numur shumë të madh të turistëve italian që erdhën për të eksploruar asetet turistike , kulinarinë, detin, dhe çdo gjë që ishte në shërbim të tyre.

Patjetër që ky dokumentar i realizuar nga një gjigand mediatik si çështë RAI TV, do të ndikojë në ardhjen e sa më shumë turistëve italianë në Sarandë.