REPORTAZHI: Me fermerë e Vurgut

Nga Sofo Mekshi

Në fushat e teritorit të Bashkisë , Sarandë, mbillen rreth 1500 hektar me misër, prej të cilave merret afërsisht ,13-15.000 ton misër kokërr në çdo vit bujqësor.

-Aktivitetin e prodhimit të misrit e ushtrojnë rreth 100-120 fermer nga fshatrat: Gjashtë, Metoq, Shelegar

Çukë dhe Berdenesh.

-Secili prej tyre mbjell me misë r, nga 50 deri 130 hektar tokë.

-Rendimenti maksimal i misrit të realizuar, këto vitet e fundit

arrin nga 110 deri 140-150 kv/ha,nga 70-80 kv/ha që merrej para viteve ’90,nga ish Ndërmarrja e Vurgut.

Çdo fermer, ka krijuar Njësinë e Mekanuzuar të Prodhimit Bujqësor, në përbërje të të ciles ka makinerite e plugimit, diskimit, frezimit, plehrimit, ujitjes, spërkatjes kundër dëmtonjësve deri tek Zetorët dhe autokombajnat Forstrit.

-Kooperimi dhe shkëmbimi i makinerive me njeri-tjetrin, janë një dukuri e zakonëshme. Kujtojmë me këte rast faktin që para viteve ’90,kombajnat për korrjen e misrit dhe të grurit, vinin nga rrethet e gjithe vendit, si nga Myzeqeja dhe nga Korça.

– Të ardhurat vjetore të realizuara prej fermereve, nga

shitja e misrit ,arrijnë deri në 10 miljon euro.

-Bisnesi i prodhimit të misrit zhvillon dhe ushqen, disa bisnese të tjera prodhuese dhe ndihmëse. Kështu, në kë të teriror bujqësor, me misër ushqehen :20 mijë krer bagëti të imta.

– 2000 krer lopë qumështi.

– 500 krer derra për mish.

– 5000 krer pula për vezë(në kompleksin, afër liqenit të Butrintit.)

-Rreth 85 përqind e misrit të prodhuar, shkon si ushqim për

kafshët,ndërsa 15 përqind shkon në Industrinë ushqimore e përpunuese,kryesisht jashtë rajonit tonë

-Në Metoq e Gjashtë, janë ngritur dhe ushtrojnë veprimtarinë ndihmëse për fermerët, Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve, me specialistë të aftë dhe me përvojë të gjatë.

-Shërbimi i furnizimit me plehra kimike dhe organike.

-Magazina të grumbullimit dhe të shitjes së misrit kokërr. -Njësi të shërbimeve teknike dhe elektromekanike.

– Pika të shitjes së karburanteve, lubrifikanteve dhe pjeseve të këmbimit.

– Pë r ujitjen, kullimin dhe infrastrukturën bujqësore, këtë vit u investuan rreth 60 miljon lekë, nga transferta e pakushtëzuar e Qeverisë dhe rreth 20 miljon nga fondet e Bashkisë Sarandë .

-Rreth 90 përqind e sipërfaqeve të tokave që mbillen me misër dhe me kultura foragjere, ujiten me rrjedhje të lirë nga lumi i Bistricës, duke lehtësuar punën e fermerëve dhe ul kostot e prodhimit bujqësor.

-Gjatë sezonit të prodhimit bujqësor, u sigurohet punë rreth 500 punëtorëve , kryesisht nga rrethet e tjera të vendit.

Me dashuri dhe respekt për fermerët e Vurgut: