Adrian Gurma takohet me drejtorin e Agjensisë Kombëtare të Pyjeve: Ja çështjet që u trajtuan
Në Sarandë, AKP-ja e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Artur Kala dhe një ekip specialistësh, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkia Sarande Adrian Gurma dhe strukturën përgjegjëse për pyjet me qëllimin e promovimit të vlerave të resurseve turistike pyjore të pashfrytëzuara deri më tash.
Çështjet e trajtuara:
1-Fondi Pyjor si një paketë e plotë për të promovuar turizmin malor.
2-Efektet e ndryshimeve klimatike në florën dhe faunën në territorin e bashkisë.
3-Problematika që lidhen me pronësinë dhe rregjistrimin e fondit pyjor.
4-Zhvillimi i Planeve të Mbarështimit si një dokument bazë për planifikimin dhe administrimin e fondit pyjor.
5-Ngritjen e strukturave Menaxhuese dhe Kontrolluese.
Në përfundim të takimit u adresuan një sërë çështjesh dhe problematikash që do ndiqen dhe përmiresojnë cilësinë e administrimit të fondit pyjor.