Vizita në Shqipëri/ Jim Belushi “certifikon” Lazaratin, aktori e konsideron vendin e duhur për kultivimin e kanabisit
Prej 10 ditësh aktori shqiptar me famë botërore Jim Belushi ndodhet në Shqipëri jo vetëm për realizimin e një dokumentari, por edhe për të ndarë eksperiencën në legalizimin e kanabisit, pasi ka një fermë të tijën në shtetet e bashkuara.
Ai ka pranuar në një konferencë shtypi se ka ardhur me ftesë te kryeministri Edi Rama, në një kohë kur po diskutohet për legalizimin e kanabisit.
“Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon dhe shtete të tjera të Amerikës deri kur më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vi dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia.
Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinave që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundjeDuhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ.”, deklaroi aktori me origjine shqiptare.
Duke udhëtuar nëpër Shqipëri jo më si një aktor, por si një fermer, Belushi është ndalur dhe në vendet që i duken më të përshtatshme për kultivimin e kanabisit.
Një nga ndalesat e tij ishte Lazarati, të cilin artisti e cilësoi si vendin e duhur. “Keni një klimë fantastike me rreth 300 ditë me diell. E përshtatshme për t’u xhiruar filma, ashtu si edhe për të rritur kanabis. Ne e dimë që Lazarati është kriminalizuar. Njerëzit aty në fakt janë njerëz që merren me bujqësi, ata e rrisin dhe kujdesen për këtë bimë me shumë pasion.
Ne e identifikuam dhe konstatuam se ajo zonë është zona më e veçantë për ta rritur këtë bimë pasi ka të bëjë me pehashin e vetë tokës dhe me ujin. Po ashtu ata kanë njerëz shumë të aftë që kanë shumë njohuri për ta rritur atë bime. Kjo është një fushë tjetër ku kanabisi mund të shfaqët dhe mund të realizohet legalizimi i kanabisit dhe të eksportohet pastaj. Ne kemi kuptuar që në këtë zonë mund të ishte më e mira të kultivohej kjo bimë.”, tha Belushi.
Aktori Jim Belushi është drejt përfundimit të dokumentarit për Shqipërinë, i cili do të transmetohet në një nga kanalet më të njohura, “Discover Channel”.