VIDEO/ Jim Belushi në Gjirokastër, i kërkon ndihmë publike Ramës: Edi, nuk mund ta gjej hotelin

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori shumë i dashur përmes një postimi në Instagram, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës.

Jimi ka nisur një tur nëpër Shqipëri, ditën e djeshme ndodhej në Korçë dhe më pas në Gjirokastër. Por teksa ndodhej në Gjirokastër, aktori ka postuar një video ku me humor i kërkon kryeministrit ta ndihmojë të gjejë hotelin. “Edi, nuk mund ta gjej hotelin”, shkruan aktori krahas videos.