VIDEO/ Ksamil, dita e tretë e shembjeve të ndërtimeve pa leje kalon pa incidente

Operacioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit ka vijuar dhe përgjatë ditës së sotme.

Ndryshe nga herët e kaluara, në ditën e sotme shembjet nga ana e IKMT-së janë shoqëruar pa incidente.

Në zonën e Ksamilit janë planifikuar për tu shembuar nga ana e IKMT-së rreth 30 objekte, ku shumica  e tyre janë ndërtuar gjatë fushatës elektorale.

Ky operacion do të përfundojë më datë 30 qershor. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *