Sarandë: UNESCO tërheq mendime për Planin e ri të menxhimit të Butrintit
Nje grup pune i UNESCO-s gjate një takimi me grupe të ndryshme interesi nga rajoni i Sarandes tërhoqi në mbremjen e së enjtes, mendime, sugjerime dhe adresime përmirësuese për Planin e ri të Menxhimit të Butrintit, lançuar dhe miratuar së fundi.
Në këtë takim të zhvilluar ne sallen e madhe te Bashkise, drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Eri Sulo dhe grupi i punes i dërguar nga UNESCO, dëgjuan me vëmendje dhe bënë pyetje mbi perceptimin e shoqërise civile dhe disa grupeve te interesit mbi i mpaktin e pritshëm të Planit të ri të Menaxhimit të Butrintit.
Në takimin e Sarandës ishin të pranisheme edhe drejtues të Drejtorise se Trashëgimise në Ministrinë e Kulturës, si dhe përfaqesues nga shoqata lokale e artizanëve që prezantojë produktet e tyre të dorës në mejdise të Qytetit antit e Butrintit, drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit, Majlinda Vaso, një grup nga stafi i Qendrës Agjencia AJMMI, etj,.
Disa fokuse te këti takimi lidheshin me kapacitet promovuese të vlerave të trashëgimisë kulturore botërore të Butrintit dhe Parktu me të njejtin emër, me nevojën për nje mbështetje të artizaneve qe prezantojnë produktet e tyre të dorës ne Butrintit; nje qasje sa më efektive të rinjve shkollare me vlerat e Butrintit edhe nëpermjet bashkepunimit per pasurimin e kurikulave shkollore ; me nevojen e kohes per krijimin dhe promovimin e ‘Shkolles arkeologjike te Butrintit’, ; me ruajtjen e ekuilibrit në numrin e lartë të truristeve qe frekuentojnë Butrinti; në nevojën për dobishmërine e përfshireje së komuniteteve të banorëve në fqinjësi me Parkun Kombetar të Butrintit; kudjesin e mëtejshëm per ekspertizën e trajitmtit e ekosistemeve në Butrint ; në rritjen dhe kaulifikimin e guidave te çertifikuara qe punojne per promovimi e Butrintit, etj,.