Stani i djegur në Finiq, kryetari i bashkisë: Do ndihmojmë për rimëkëmbjen e biznesit

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço shprehet se dëmi në stanin i cili u dogj është i madh, por tashmë situata është nën kontroll.

Ai thotë se qeveria lokale dhe ajo vendore do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në rimëkëmbjen e biznesit.

“Sapo jemi njoftuar rreth orës 6 të mëngjesit, forcat e zjarrëfikëses morën masa. Fatkeqësisht konstatojmë që dëmi është i madh, është dëmtuar një biznes mjaft i mirë dhe i fuqishëm i zonës.

Nuk mundëm të bënim diçka më shumë pasi dhe situata ishte e tillë. Situata është nën kontroll.

Detyra jonë si pushtet lokal dhe si i qeverisë vendore është që të gjendemi pranë këtij biznesmeni të zonës, ta ndihmojmë që të rimëkëmbet me të gjitha mënyrat që mund të ekzistojnë. Dëmi llogaritet në miliona lekë. Duhet të marrim masa të menjëhershme” – tha Kiço.