Sarandë, Adrian Gurma pret poetët, pjesëmarrës në “Trirema e Poezisë Joniane”
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur një grup poetësh nga vende të ndryshme, që po marrin pjesë në edicionin e 16-të të Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, organizim i Klubit të Krijuesve Jonianë, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë.
Gurma i ka falenderuar ata që kanë zgjedhur Sarandën si muzën e tyre, duke i shtuar asaj lirikën dhe shpirtin poetik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Adrian Gurma shkruan:
“Me shumë kënaqësi prita poetë, nga disa vende të ndryshme , pjesmarrës në edicionin e 16-të të Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, organizim i Klubit të Krijuesve Jonianë, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë.
Faleminderit,që e gjeni Sarandën si muzën tuaj dhe i shtoni asaj, lirikën dhe shpirtin poetik, me prezencën dhe krijimtarinë tuaj, duke u kthyer edhe në ambasadorë të spikatur, të promovimit të vlerave shumëdimensionale të saj .
Respekt”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/