Saranda: Prezantim tërheqës në Pamairin Kombëtar të Turizmit

Bashkia Sarandë ishte pjesë e Panairit “𝗧𝗨𝗥𝗜𝗦𝗠 & 𝗧𝗥𝗔𝗩𝗘𝗟 𝗦𝗛𝗢𝗪 𝗔𝗟𝗕𝗔𝗡𝗜𝗔 𝟮𝟬𝟮𝟮”, që u zhvillua në datat 14-15 Tetor 2022 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Saranda ishte krah tri Bashkive të tjera: Përmet, Gjirokastër dhe Berat dhe në një prezantim të grupuar me to, si pjesë e projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankës Botërore për promovimin e destinacioneve turistike.

Tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e të pranishmëve dhe vizitorëve, promovimi i brandit të ri turistik “Saranda Jeto & Dashuro/ “Saranda Live&Love”.

Kjo u përcoll përmes fletëpalosjeve dhe broshurave. Stenda u vizitua edhe nga zv. Ministre e Turizmit, znj. Vilma Bello dhe shumë aktorë të Turizmit rajonal dhe ndërkombëtar. Panairi shërbeu edhe për diskutimin rreth strategjive të zhvillimit të Turizmit në terma afatgjatë dhe ndryshimet e sjelljes së konsumatorëve pas pandemisë.

Pjesë e Panairit 2022 ishin takime B2B përmes seksionit Meet&Match dhe Buyers Program, nga vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrës ishin operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimeve, shërbimet e hoteleve dhe resorteve, profesionistët e sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorët e turizmit.

Së bashku me përfaqësues të bizneseve, ky Panair u pa si një mundësi shumë e mirë komunikimi me aktorë të rëndësishëm lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë në sektorin e turizmit.