Rehabilitohen shtresat asfaltike në rrugën Tepelenë-Gjirokastër

 Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se ka përfunduar rehabilitimi i shtresave asfaltike përgjatë aksit rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Sipas ARRSH-së, në kuadër të mirëmbajtjes, në aksin Tepelenë-Gjirokastër u krye rehabilitimi i shtresave asfaltike, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësojë lëvizjen e mjeteve sidomos në periudhën e dimrit.
“Janë konstatuar rreth 7000 m2 shtresa asfaltike të dëmtuara në të gjithë gjatësinë e aksit, të cilat iu nënshtruan një riparimi të thellë duke rritur sigurinë e udhëtimit në këtë aks”, njoftoi ARRSH-ja.