20 minuta breshër në Himarë shkaktojnë dëme në agrume

Bashkia Himarë ditën e sotme është zgjuar me breshër.

Breshëri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe si pasojë e tij janë shkakuar dëme të agrumeve në zonë, të cilat siç shihet dhe nga fotot kanë rënë në tokë.

Moti në vend gjatë ditëve të fundit ka qenë i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.