“Kishim dëshirë të provonit trahananë e nikoqireve gjirokastrite”, Rama refuzon: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak
Në kuadër të zhvillimit të takimeve më qytetarët në bashkitë e vendit, kreu i qeverisë Edi Rama, e ka nisur ditën sot nga qyteti i Gjirokastrës, për të cilin tha se megjithëse është tetor, është një qytet që po gëlon nga turistët. Duke u ndalur tek sektori i turizmit, kreu i qeverisë ka zhvilluar një bisedë me pronarin e një hoteli në Gjirokastër, i cili ka treguar se ky vit ishte një vit i suksesshëm, pasi kanë pritur shumë turistë.
Në shenjë mikpritje, pronari i hotelit i ofroi kreut të qeverisë që për mëngjes të provojë edhe ushqimet tradicionale të hotelit, të gatuara nga gratë nikoqirë të Gjirokastrës, siç është trahanaja. Por Rama refuzoi, duke pohuar se ai ha shumë pak.
Pronari: Ishte një ndërtesë e vjetër. Me shumë punë e përshtatëm. Kam pasur hotel në Gjirokastër më poshtë dhe duke punuar vajtëm 15 vite më turizëm dhe ndërtuam këtë këtu lartë. Ne jemi munduar që t’ i qëndrojmë pranë. U munduam dhe ja arritëm. Gjirokastra është plot me turistë dhe këtë vit ka qenë bombë fare. Ka qenë viti më i mbarë, sezoni po zgjat aq shumë sa nuk po pushojmë akoma. Me Bypass-in dhe parkimin do të jetë super fare. Pagat i kemi rritur.
Rama: Sa merr ajo vajza?
Pronari: Ajo merr 350 mijë lekë në muaj, pro është studente tani ka ardhur.
Punëtorja: Nuk krahasohet puna si në vendin tënd. Jam në shtëpi me prindërit me njerëzit e tu. Andej mund të paguhem ,por jetesa nuk është njësoj. Është më mirë të jem me prindërit sesa të kem lekët dhe mos të kem prindërit afër.
Pronari: Kishim dëshirë që të provonit, trahananë e këto gjerat e tjera të grave gjirokastrite se janë shumë nikoqire.
Rama: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak!