Rritet numri i viktimave me Covid në Greqi gjatë 24 orëve, ulet numri i të infektuarve (SHIFRAT)

Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së fundit.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 342 persona, ndërsa 30 janë identifikuar në pikat kufitare.

68 pacientë trajtohen në intubim, prej të cilëve 21 janë gra, ndërsa pjesa tjetër janë burra. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç.

Ditën e djeshme 5 persona e humbën betejën nga koronavirusin, ndërsa u shënuan 358 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 366 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 16,627.