I vodhën me dhunë paratë një shtetasi të huaj, arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë
Policia e Sarandës ka arrestuar tre të rinj pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash një shtetasi të huaj me kombësi afgane.
Shërbimet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.
Njoftimi i policisë/ Sarande
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Road”.
I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.