Hapet tërësisht pista e Aeroportit të Vlorës, ja si duket

Pas 11 muajsh nga nisja e punimeve, është hapur plotësisht pista e Aeroportit të Vlorës. Pista prej 3.2 kilometrash, më e gjata në Shqipëri është hapur ditës e sotme .

Prej tre muajsh puna është fokusuar në krijimin e bazamentit përmes shtresave me çakull dhe sipas Dorina Halilit, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve dhe hedhja e shtresës së parë të çakullit pritet që të zgjasë deri në fund vitit.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po i nënshtrohet fazës së dytë të punimeve. Hedhja e shtresës së parë të çakullit pritet të zgjasë deri në fund të vitit”, tha ajo.

Ndërkohë, menaxherja e projektit, Egra Ibrahimi, është shprehur se janë arritur: në 1.8 kilometra mbushje të taxiway, pasi bëhet faza e parë e mbushjes kemi dhe dy mbushje të tjera po me nga 50 cm. Pasi të mbarojë mbushja e taxiway do vazhdojmë me mbushjen e pistës.

Pas kësaj faze, në vitin 2023 do fillojë ndërtimi i godinave. Kulla e vrojtimit do jetë e para që do duket mbi sipërfaqe.

“Viti 2023 do bëjë edhe diferencën me shikim tyë lirë të punimeve në Aeroportin e Vlorës, do jetë ndërtimi i kullës 40 metra e lartë dhe fillimi i ndërtimit të terminalit rreth 1800 metra katrorë”, shtoi ajo.

Paralelisht me dyshemene e aeroportit po punohet për rrethimin e sipërfaqes prej 309 hektarësh.  25% e rrethimit ka përfunduar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet me një vlerë prej 104 milionë eurosh nga një konsorcium i përbërë me tre kompani, dy nga Kosova dhe një nga Turqia, ndërkohë fluturimi i parë pritet të jetë në 2025.