EKSKLUZIVE/ Katër emrat nga PD Sarandë që do garojnë në primare për tu përcaktuar si kandidat për kryebashkiak
Dega e PD-së së Sarandës prej ditës së djeshme ka nisur përgatitjet për procesin e primareve nga ku do të përcaktohet se cili do të jetë kandidati që do të garojë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.
Ditën e djeshme Sarandanews.com raportoi disa prej emrave që përfliten për të garuar në zgjedhje.
Megjithatë burime të sigurta nga dega e PD Sarandë, pohuan se katër emra të tjerë janë thuajse të sigurtë që do të marrin pjesë në primaret që do të startojnë pas disa ditësh.
Sarandanews.com ka mësuar katër emrat të cilat janë, Ardit Cikuli që është drejtor i bankës “Fibank” në Sarandë.
Emri tjetër është ai i Ilir Nikollës me profesion avokat. Ky i fundit garoi edhe në zgjedhjet e 30- qershorit përballë Adrian Gurmës si kandidat i pavarur.
Emri tjetër që pritet të marrë pjesë në primare është ai i Ibrahim Bajramit. Ky i fundit është dhe antarë i Këshillit Bashkiak të Sarandës nën siglën e Bindjes Demokratike. Ibrahim Bajrami është me profesion doktor.
Emri i katërt është ai i biznesmenti Armando Magllara. Këta janë katër emrat që pritet të rivalizojnë njëri tjetrin në primare, e më pas më i preferuar do të jetë kandidat i PD-së në zgjedhjet lokale.
Pritshmëritë që opozita në Sarandë të fitojë bashkinë në zgjedhjet e 14 majit janë të pakta edhe brenda vetë radhëve të opozitës, lë më pastaj në elektoratin e gjerë.
Kjo për shkak të një përçarje dhe emrave jo bashkues. /Sarandanews.com/