Disiplina rrëzon kërkesën e Butrintit, dënohet dhe futbollisti Albi Selimaj
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur sot dhe ka marrë disa vendime, ku nuk mungojnë dënimet për ekipin e Butrintit.
Në vendimin e Disiplinës është vendosur rrëzimi i kërkesës së Butrintit për rikthimin e tifozëve.
Ndërkohë lojtari Albi Selimaj është dënuar me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti.
“Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive”, thuhet në njoftimin e Disiplinës. /Sarandanews.com/