Bashkia Sarandë jep njoftimin e rëndësishëm: Me 1 nëntor hapet aplikimi për parcelat e plazhit, çfarë duhet të keni kujdes
Bashkia e Sarandës ka njoftuar të gjithë bizneset e territorit të saj se më datën 1 nëntor do të hapet aplikimi për marrjen e në përdorim të parcelave të plazhit.
Bashkia jep detaje se si kryhet aplikimi dhe se çfarë duhet të kenë kujdess aplikantët.
NJOFTIMI BASHKISË SARANDË
Nga 1 nëntori hapet procesi i aplikimit për marrjen në përdorim të parcelave për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi
Aplikimet kryhen online në @E-Albania dhe sistemi që do të qëndrojë i hapur për 30 ditë.
Kujdes: Nuk do të ketë hapje të dytë të sistemit dhe çdo parcelë për të cilën nuk do të aplikohet, do të kalojë automatikisht në parcelë publike.
Për verën 2023 rritet edhe sipërfaqja minimale e detyrueshme publike në çdo bashki, në 30% ndërsa aplikuesit të mos harrojnë se kontraktimi i vrojtuesit të plazhit dhe shlyerja e detyrimeve tatimore janë kushte të panegociueshme
Informohu në link-un e mëposhtëm për procedurat e aplikimit,që nis më 1 nëntor.