VIDEO/ Investimi i rëndësishëm në Gjirokastër, shihni si do të duket sheshi “Çerçiz Topulli”

Pas investimit për punimet restauruese në qafën e Pazarit, Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit ka nënshkruar kontratën për realizimin e shërbimit të projektimit arkitektonik dhe inxhinierik, për “Parkimin nëntokësor dhe rijetëzimin e sheshit Çerçiz Topulli”, në Pazarin e Gjirokastrës. AADF ka publikuar dhe një video-animation se si do të duket ky investim kur të përfundojë.

“Nisma jonë më e re, pjesë e projektit TID Gjirokastra, fokusohet në hyrje të Pazarit të Vjetër e shumë pranë Kalasë së Gjirokastrës. Më tej projekti do të investohet dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, për t’i sjellë zonës një aset strategjik për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike, duke u shërbyer dhe ruajtur asetet kombëtare të trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e AADF.

Finalizimi i këtij projekti krijon një perspektivë të re zhvillimore për Gjirokastrën.