Balluku zbulon çfarë ka dalë nga parashikimet në projektin e tunelit të Llogarasë
Projekti i tunelit të Llogarasë është një nga projektet që po ecën më mirë, sipas Belinda Ballukut.
Zv. kryeministrja tha në një intervistë për Euronews Albania se formacionet e mira gjeologjike që kanë gjetur në zonë e kanë ndihmuar projektin, ndërsa rezervat ujore kanë dalë jashtë parashikimeve, pasi prisnin më shumë ujë.
“Ne kishim parashikuar që të gjendeshin burime që do të përdoreshin për furnizimin e pjesës së jugut duke qenë se aty kemi një shtim të investimeve sa i përket ndërtimit dhe vizitorëve. Sa i përket tunelit në fund të muajit shkurt, jashtë çdo parashikimi dhe kontrate , tuneli i Llogarasë do të shohë dritë,” – deklaroi Balluku.
Ajo sqaroi se tuneli pritej të përfundonte në fillim të vitit 2025, por do të hapet shumë më shpejt se afati i përcaktuar.