Atleti sarandiot Alush Cukari, pjesëmarrës në Maratonën e Tiranës
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.
Në këtë maratonë në Tiranë me 23 Tetor do marri pjesë edhe atleti sarandjot Alush Cukari.
Cukari pak ditë më parë u vlerësua nga Bashkia Sarandë pas vrapimit të tij nga Saranda drejt Tiranës.
Itineraret e rinj të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.
Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.
Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.