Adrian Gurma takim me administratorët e fshatrave të Sarandës: Ja tema e diskutimit
Dëgjesa dhe zgjidhja e problemeve është fokusi kryesor i çdo takimi që zyrtarë të bashkisë së Sarandës kanë diskutuar dhe diskutojnë në mbledhket që zhvillojnë.
Ditën e sotme kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar një takim me adminstratorët dhe kryetarët e fshatrave.
Fokusi i bisedës ka qenë zgjidhjet e problematikave që shqetësojnë qytetarët.
“Një kafe pune me adminstratorët dhe kryetarët e fshatrave, për të diskutuar mbi aktualitetin, si dhe adresimin e zgjidhjes së drejtë të problematikave, që shqetësojnë komunitetit”, nënvizon kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma. /Sarandaneës.com/