Verë e shoqëruar edhe me art e me publik artdashës në Sarandë
Gushti shënoi kulme në prurjen turistike në Sarandë e Ksamil, por edhe në jetën koncertore të ofruar në këto dy destinacione pushimesh. Për dhjetë netë radhazi, Saranda dhe Ksamili, ofruan për vendasit dhe pushuesit edhe produkte artistike.
Në skenën me impiant fonie e ndriçimi robot dhe me ladëall, të instaluar në shetitoren e Sarandës, u ngjitën grupe dhe këngëtarë të dashur e të afirmuar në shkallë vendi me hitet e tyre muzikore.
“Saranda në festë” ishte 10-ditori i performancave që nisën me koncertet e isopolifonisë.
Në skenë u ngjitën grupe polifonike të ftuara nga Himara e Piluri, nga Gjirokastra, Delvina e Finiqi, si dhe grupet polifonike të qytetit të Sarandës.
Sipas eksperiencës së nisur një vit më parë, tri netë iu dedikuan Artit Burimor, duke ngjtiur në skenë vallet e “Zërit të Bilbilit”, ato të vajzave të Delvinës, të Konispolit dhe Finiqit.
Natën e Këngës qytetare e ndezi këngëtarja e mirënjohur Juli Çenko e Perlat Merko me vajzat nga Delvina e po kështu këngëtarët Pranvera Brinja e Sokol Hasani.
Ndër këngëtarët e muzikës së kultivuar, të praët e ungjitën në skenë Stefi & Endri, të njohur si Vëllezërit Korçarë, Aleksandër e Renis Gjoka dhe Luziana.
Një kulm më vete shënoi performanca e grupit muzikor “Elita 5”, të cilët u shoqëruan gjatë nga publiku I zjarrtë e fansat e tyre të shumtë, ndër vendas dhe pushues.
Të gjitha grupet që performuan dhe spektatorin e të gjitha netëve, përfshirë pushuesit, që ndoqën koncertet “Saranda në festë”, i përshëndeti dhe falenderoi Kryrtari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.
E njëjta atmosferë festive u krijuar me javën “Ksamili në festë”.
Në skenën e Ksamilit u ngjitën këngëtarë e interpretues të Qendrës Kulturore të Sarandës, me programe të posaçme.
Larmi krijuan grupe të ndryshme debutuese, si: ai i klarientistit Pilo Zoto e grupi i tij, këngëtari i dashur Kozma Dushi e Vaskë Curri, si dhe Sokol Lulo e këngëtarë të Qendrës Kulturore të Sarandës.