A do të bëjmë plazh këtë vit? Ja përgigjia e papritur e mjekut Pipero

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka thënë së fundmi se piku i koronavirusit në vend ka kaluar.

Ai ka folur edhe mbi sezonin turistik në një intervistë për “Mbrëmje në ABC”.

Gjatë fjalës së tij, Pipero ka thënë se do të ketë turizëm të brendshëm, por se mund të bëhet edhe një marrëveshje me vendet e rajonit.

“Unë besoj se do të kemi sezon turistik, natyrisht të brendshëm. Por mendoj se janë të gjitha gjasat që me një mirëkuptim me vendet e rajonit, ku kemi pak a shumë të njëjtën mënyrë jetese, unë mendoj se mund të arrihet që jo vetëm ne të mund të shkojmë por edhe ata të vinë te ne. Do të inkurajoja edhe një marrëveshje të mundshme”, tha Pipero.