Të rinjtë drejt zanateve, në Sarande rriten kërkesat për arsim profesional

Interesi për të mësuar një zanat po rritet vit pas viti. Në Sarandë të rinjtë që mbarojnë arsimin 9-vjeçar, po orientohet drejt degëve Hoteleri Turizëm dhe Ekonomi.

Stefania është nxënëse e vitit të tretë për hoteleri turizëm. Ajo tregon se e ka pasion kuzhinën dhe se Saranda ofron mundësi mjaft të mira punësimi në ketë degë.

Ndërsa Sonila ka zgjedhur të studiojë për ekonomi biznes. Ndryshe nga shumë të rinj të tjerë të dyja vajzat të ardhmen e shohin në vendin e tyre.

Katina Gjoni Drejtoresha e shkollë profesionale Antoni Athanas  tregon se këtë vit është numri i nxënësve që duan të kenë një zanat është dyfishuar.

Gjoni tregon se Arsimit vitet e fundit profesional i është kushtuar rëndësi e veçantë, si mënyrë për të aftësuar të rinjtë në tregun e punës ku punësimi është më i sigurt me këtë shkollim.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=DfWfisvPD6I&feature=emb_logo