Butrinti merr humbjen e parë, mundet në miqësore nga Delvina

Skuadra e Butrintit ka pësuar humbjen e parë në sfidat miqësore që ka zhvilluar.

Ndeshja e luajtur ditën e sotme përballë Delvinës në stadiumin “Andon Lapa” ka përfunduar me rezultatin 1-2 .

Ky test miqësorë bëhet për të përgatitur skuadrën për nisjes e Kategorisë së Dytë, që starton javën e ardhshme më 2 tetor.

Ndeshjen e parë Butrinti do e luajë në Sarandë kundër ekipit të Shkumbinit.