Butrinti ia del në transfertën delikate ndaj Naftëtarit, merr tre pikë të arta

Butrinti ka vijuar ecurinë e shkëlqyer dhe në takimin e fortë të luajtur sot kundër Naftëtarit.

Një transfertë tepër delikate për sarandiotët, të cilët treguan forcën e tyre duke dal me pikët e plota nga kjo ndeshje mjaft e rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Milto Gurma arriti që të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-2.

Golin e parë për Butrintit e shënoi bomberi Mario Gurma, i cili po tregon dhe njëherë që është një nga blerjet më të goditura në merkaton e janarit në Kategorinë e dytë.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga brazilani Gomes, por vendasit shkrutuan shifrat me Fejzon por pa arritur dot që të merrnin pikë në fushën e tyre.

Një tre pikësh i artë për Butrintit që vijon të ruajë vendin e parë me 28 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë më datë 7 mars kundër Labërisë, një duel direkt për vendin e parë./Sarandanews.com/