Nuk arriti që të hapte dot jelekun e shpëtimit/ Si u mbyt 29-vjeçarja britanike në Sarandë
Disa detaje të reja kanë dalë në dritë, mbi mbytjen e 29-vjeçares nga Britania e Madhe në Sarandë.
Është vërtetuar se e reja ishte zhytur në thellësi, por pas disa minutash ajo ka dalë në sipërfaqe.
Më pas, ajo ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i ka kërkuar që të shtypë butonin e emergjencës i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombolën e oksigjenit.
Por fatkeqësisht, 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot në kohë.
I
dashuri i vajzës ka deklaruar se e ajo ndodhej vetëm 30 m larg varkës.
Njoftimi i Policisë
Zbardhen detaje të reja nga mbytja e 29-vjeçares nga Britania e Madhe në Sarandë.
Mësohet se kanë qenë 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shqiptarë, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes.
E reja ishte zhytur në thellësi, por pas disa minutash ka arritur të dalë në sipërfaqe.
Ajo ka bërë thirrje për ndihmë.
Grupi me të cilin ishte i ka kërkuar që të shtypë butonin e emergjencës i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombolën e oksigjenit.
Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot në kohë.
I dashuri i vajzës ka deklaruar se e 29-vjeçarja ndodhej 30 m larg varkës.
Të rinjtë po lundronin me varkë për një ekspeditë zhytje.
Pas kësaj ngjarje, 8 persona, përfshirë edhe pronarin, të cilët ndodheshin në varkën ‘Spiranca Diving Center’, janë shoqëruar nga policia. Ndërkohë priten hetimet e prokurorisë që të zbardhin çështjen, ndërsa deri tani nuk është bërë ekzaminimi i kufomës.