Mbytja e 29-vjeçares angleze në Sarandë, shoqërohen 8 persona që ndodheshin në varkën Spiranca Diving Center

8 persona, përfshirë edhe pronarin, të cilët ndodheshin varkën ‘Spiranca Diving Center’, ku u mbyt 29-vjeçarja britanike teksa ndodhet në një ekspeditë zhytje, janë shoqëruar nga policia.

Ndërkohë priten hetimet e prokurorisë që të zbardhin çështjen, ndërsa deri tani nuk është bërë ekzaminimi i kufomës.