Nisin shpimet në vendburimet e Delvinës, optimizëm për rezerva të gazit natyror

Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës ka bërë që operatorët edhe në vendin tonë të rifokusojnë investimet në kërkim e prodhim.

Administratori i Albpetrol-it, Klejdi Cenmurati zhvilloi sot një takim me drejtues të kompanisë “Delvina Gas Company” Ltd, ku diskutoi mbi ecurinë e punimeve dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të vendburimit të Delvinës.

Cenmurati bëri të ditur se në vendburimin e Delvinës janë kryer investime të shumta në infrastrukturë, pajisje sipërfaqësore, punime nëntokësore dhe shpimi në pusin “Del – 12”, prej të cilit priten rezultate të mira për prodhimin e gazit natyror dhe kondesatit.

Vendburimi i Delvinës i zbuluar në vitin 1987, me pusin Del-4 dhe pusin Del-12, sipas dokumenteve jep aktualisht një prodhim të stabilizuar në masën 8-10 mijë Nm3 /ditë.