Në Sarandë e reja vetëhidhet nga pallati
Një vajzë 23 vjeçare është hedhur gjatë natës nga kati i dytë i një pallati në Sarandë.
Vajza e cila ishte nga Tirana ndodhej me pushime, ndërsa pasi u dërgua në spitalin e Sarandës u konstatuan fraktura të shumta në trup.
“Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton.
Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,” njoftoi policia.