Rekord negativ në Greqi, konfirmohen 882 raste të reja me Covid

Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar edhe gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Sipas raporteve të fundit këtë të enjte është shënuar një tjetër rekord negativ përsa i përket numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 882 raste të reja dhe kanë humbur jetën 15 persona.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid deri më tani në Greqi ka shkuar në 28 216 persona mes të cilëve, 549 kanë humbur jetën.

Ndërkohë në orën 19:00 kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar një konferencë për mediat ku pritet që të shpallë dhe masat e reja kufizuese për qytetarët grekë