Mblidhet kryesia e degës së PD Sarandë: Ja diskutimet dhe vendimet që u morën
Kryesia e degës së PD Sarandë është mbeldhur këtë të premte nën drejtimin e deputetës së zonës Ina Zhupës dhe kryetares Manjola Nikollo.
Në kryesi u diskutua për aksionin opozitar dhe procesin e primareve që do caktojë kandidatin për kryetar bashkie të Sarandës.
“Bashkë me kryesinë e degës Sarandë diskutuam me përgjegjësi mbi problematikat e qytetarëve dhe pamundësitë e tyre ekonomike. Ne do vazhdojmë të jemi në krah të tyre duke denoncuar cdo abuzim të pushtetit lokal dhe qendror.
U ndalëm në nevojën për protesta shumëformëshe në mbështetje të kauzave qytetare.
Me shumë rëndësi ishte fakti që jemi të gjithë të gatshëm për një proces model të primareve që do jetë hapi i parë drejt fitores së pushtetit lokal. Tja kthejmë faqen bashkive të korruptuara, klienteliste duke i shndërruar në qëndra qytetarie dhe shërbimi për çdo banor”, shkruan Ina Zhupa.