Lajm i mirë për banorët: Certifikohet nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ujësjellesi i Delvinës
Kryebashkiakja Majlinda Qilimi ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë banorët e Delvinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qilimi bën me dije se ujësjellësi i Delvinës është certifikuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me aktin e miratimit higjeno-sanitar.
Në vijim kryebashkiakja thekson se mbetet për t’u investuar vitin e ardhshëm në lagjet “9 Tetori” dhe “Lejla Malo” duke e zgjidhur përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për qytetin e Delvinës.
“Lajm i mirë!
Rehabilitimi i plotë i rrjetit të ujësjellesit për qytetin e Delvines, ku përfshihet sistemimi i burimit të Vrizit, ndërtimi i rrjetit të ri të furnizim-shpërndarjes si dhe ndërtimi i depos së re 900m³, ka bërë të mundur jo vetëm përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm që tashmë është certifikuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me aktin e miratimit higjeno-sanitar të datës 19.09.2022 “Për vënien në shfrytëzim të objektit kaptazhi i Vrizit dhe Depo e ujit”, por edhe ka krijuar mundësinë e furnizimit me ujë për 24 orë në pjesën më të madhe te qytetit.
Mbetet për t’u investuar vitin e ardhshëm në lagjet “9 Tetori” dhe “Lejla Malo” duke e zgjidhur përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për qytetin e Delvinës”, shprehet Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/