Aksidenti tek “Ura e Bogozit”, 67- vjeçari në gjëndje të rëndë në spitalin e Sarandës

Sarandë- Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.