Ina Zhupa mbledh për kafe anëtarët e PD Sarandë

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka qenë ditën e sotme në qytetin bregdetar pas disa muajsh mungesë.

Shkak është bërë një deklaratë që ajo ka bërë në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe më pas ka organizuar një kafe me antarët e degës së PD Sarandë.

“Kafe pune me miqte dhe bashkepunetoret ne Sarande”, shkruan Zhupa.

Mësohet se temë e diskutimeve ka qenë aksioni opozitar si dhe përgatitja për zgjedhjet vendore në Sarandë.

Nuk dihet se cili emër do të jetë nga opozita për të kandiduar për bashkinë e Sarandës. /Sarandanews.com/