Humbet kontrollin del nga rruga motorri, plagoset drejtuesi, 18 vjeçari nga Shalësi 

Një aksident është regjistruar mesditën e të enjtes tek Ura e Bogazit në afërsi të fshatit Shalës, bashkia Konispol.

Nga të dhënat paraprake një motorr ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është plagosur drejtuesi i motorrit, Ergys Bakullati 18 vjeç, banor i Shalësit.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha në urgjencën e Sarandës 18 vjeçari është plagosur në fytyrë dhe ka thyer dorën e majtë.

Policia është në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.