Mos na vini faj që nuk kishim WF…

Nga Thoma NIKA-

Mirëmëngjesin per këtë ditë të zakonshme maji, e dhash sot me ndjesi të jashtëzakonshme që mora nga një fotoalbum i viit 1978 në Sarandën që kishim. Më erdhi si nje fotorrefim i rralle per Saranden e atyre viteve dhe nxitova ta ndaj me miqtë e mi, përjetues të dy kohëve, që ndahen me thikë, si të ishin epoka.

Per ne, qe i keni jetuar ato vite, eshte si nje kthim ne kujtesen dhe kujtimet e 43 viteve qe iken.

Eshte nje kthim ne rinine e brezit dhe ne virgjerine e Sarandes, ne shijen e vertete te jetes dhe te lezeteve te saj.
Të rinjtë e sotëm, qe nuk e njohen dot Saranden e atyre pamjeve, nuk ka mundesi te mos bejne wow. Dhe te pyesin: Pse, keshtu ka qene Saranda? Ku jane shezlonget, diskot, baret me mure prej xhami? Ndertimet qe gervishin qiellin, veturat luksoze ku jane?

Po puthjen e papenguar ne bulevard, qe askush nuk e ndeshkon e nuk e qorton, ku e keni? Kush ka iPhone, Samsung Galaxy e ç’jane?
Nuk pame nje TV led dhe nuk dihet ku kap interneti pa kabell, ku pihet Tekila e behet qejf pa limit???

Ne jemi brezi i fajtoreve pa faj per keto mungesa, sepse jo te gjitha jane shkaterrim i njeriut dhe i Sarandes.

Pa shikoni qilimat e bukur qe beheshin ne Saranden tone. Shikoni avionet qe nuk transportojne droge, por sperkatin te mbjellat.
Shikoni vallen e leberve te vegjel, qe nuk e hedhin vetem per Enverin.

Shikoni peshkun, qe ishte i gjithi i “eger” dhe me cmime te buta.
Pjeshken, qe behej sa grushti dhe jo si sot, qe buaviten nga marifete kimike e hormonale.
Shikoni bistakun e rrushit dhe kokrren e fikut, plot shije vreshte dhe peme.

Shikoni femijet plot shendet natyral e jo me shendet te rreme qe vjen nga fast foode-t. Shikojini keta femije sa i kenaq qyteti, i teri si kopsht femijesh e qe ishte i teri i tyre.
Shikoni si dilte minerali i kripes nga miniera, si rritej midhja shëndetshëm ne liqenin e ujit dykatesh. Shikoni tokat, sa u ngjajne qendismave dhe pikturave.

Shikojini me sa mundim behej gruri e misri i bukes se perditshme.
Si behej djathi qe te shkrinte ne goje e te vente ne shpirt…

Shikojini te gjitha. Dhe mendojeni sa te pamundura jane sot shumë nga këto, per te kuptuar ne thelb se sa e pamundur ishte te organizohej jeta atehere keshtu si sot.
Shikojini, mendojini dhe pastaj na vini faj pse nuk kishim WF.