Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Greqi, që ishte zhdukur prej ditësh

Një biznesmeni shqiptar në Greqi që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur sot i vdekur.

Mediat greke shkruajnë se Xhani Topalli, banues prej më shumë se 20 vjetësh në Rodos ishte zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një hotelier 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Ishte vetë ky i fundit që çoi policinë tek viktima, duke pranuar autorësinë e vrasjes së biznesmenit shqiptar të cilin e kishte mbytur.